Të pranishmit në një shesh në Shaanxi të Kinës, patën mundësinë të shohin skenën e rrallë qesharake, mes një qeni dhe një majmuni që mund të ngiste biçikletë.

Derisa përpiqej të largohej dhe lëvizte në rreth, qeni i shkonte pas duke lehur, teksa provonte ta ndalonte, transmeton Telegrafi.


“Ishte si një cirk i papritur, për të cilin nuk paguam biletë” ishte komenti përbri videos.

Ngjarja është pëlqyer në masë të madhe nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që e pëlqyen në masë të madhe. /Telegrafi/