LAJMI I FUNDIT:

Majko: Njerëzit largohen nga Shqipëria prej budallallëqeve që prodhon politika

Majko: Njerëzit largohen nga Shqipëria prej budallallëqeve që prodhon politika

Ministri për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka folur me tone të ashpra ndaj deputetëve opozitarë këtë të hënë gjatë një interpelance në seancën plenare.

Majko tha se gjatë interpelancën nga ana e opozitës u thanë informacione të pavërteta. Ai u shpreh se arsyeja se pse emigrojnë shqiptarët janë të ndryshme, por një ndër to janë “janë budallallëqet që prodhohen nga politika”  që sipas Majkos u prodhuan edhe gjatë seancës plenare të së hënës.

“Unë kam qenë i gatshëm të marr pjesë në çdo mbledhje komisioni kur ka qenë i ftuar për çdo lloj ligji apo informacioni. Besoj që është rast i veçantë që sidomos për reformën e politikës shtetërore në diasporë unë e kam informuar parlamentin dhe Kuvendin si asnjë ministër tjetër me informacione të rregullta tre mujore dhe duke ardhur në fund të çdo viti duke raportuar në mënyrë të plotë. Cilido deputet jo vetëm parafolësi ka të drejtë të kërkojë informacion të besueshëm sepse interpelanca e sotme ishte e mbushur plot me dizinformacion duke filluar me një fakt shumë i thjeshtë. Ç’keni bërë me tenderat e diasporës? O zotëri shko interesohu në Ministrinë e Financave, sa është buxheti i shtetit për Ministrinë e Diasporës? E do të thonë që ministrat e shtetit nuk kanë buxhet, por vjen këtu e fut të holla e të trasha. Hap legjislacionin dhe shiko gjërat si funksionojnë, por vini thoni disa gjëra në përgjithësi patetike dhe shmangeni nga ajo që duhej diskutuar në këtë interpelancë, e drejta votës për shtetasit jashtë vendit. Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, tha Majko.


Ministri u shpreh ndër të tjera se realizimi i të drejtës së votës për emigrantët është detyrim ligjor dhe kushtetues, ndërsa mazhoranca ka vullnetin e plotë për ta realizuar këtë./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori