LAJMI I FUNDIT:

Magani përfundon qëndrimin te Ballkani, e quan Munishin trajnerin më të mirë në Kosovë

Magani përfundon qëndrimin te Ballkani, e quan Munishin trajnerin më të mirë në Kosovë
(Foto: Facebook/Artur Magani/FC Ballkani)

Ka përfunduar qëndrimi i Artur Maganit te skuadra e Ballkanit, ai tashmë është lojtar i lirë dhe pritet të shihet se ku qëndron e ardhmja e tij.

Përmes një njoftimit në rrjetet sociale, sulmuesi i ka falënderuar bashkëlojtarët dhe stafin e klubit suharekas, ndërsa trajnerin Ismet Munishi e ka quajtur më të mirin në vend.

“Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, për mua trajneri më i mirë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tij të publikuar në Facebook.


Postimit të tij ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të skuadrës me të cilën luajti në sezonin që lamë pas dhe deri në fund ishte në garë për titull.

Magani iu bashkua Ballkanit në korrik të vitit 2019 dhe kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare. Paraprakisht, ai ishte pjesë e Feronikelit. /Telegrafi/