LAJMI I FUNDIT:

Madison Beer zgjedh kreacionin e shqiptares Nensi Dojaka për premierën e filmit “Spider-Man: No Way Home”

Madison Beer zgjedh kreacionin e shqiptares Nensi Dojaka për premierën e filmit “Spider-Man: No Way Home”

Filmi i shumëpritur “Spider-Man: No Way Home” pati premierën botërore në Los Angeles të hënën, më 13 dhjetor.

Dhe Madison Beer ishte në mesin e yjeve që u shfaqën në tapetin e kuq për debutimin e vazhdimit të serive të filmit, me Tom Holland në rolin e Peter Parker / Spider-Man.


Beer, e cila tashmë ka shkruar shumicën e këngëve për albumin e saj të dytë në studio, dukej e mahnitshme në një fustan të kuq.

Për fustanin e yllit u kujdes kreatorja shqiptare e cila tashmë po bëhet një emër kryesor në industrinë e modës në botë, Nensi Dojaka.

Për një dukje më të veçantë, ajo veshi edhe geta të zeza të tejdukshme, së bashku me një palë taka të ngritura.

Duke u kombinuar me getat, Madison shtoi edhe doreza me të njëjtin material. Flokët e saj ishin të drejta, grimi ishte i thjeshtë, ndërsa si aksesorë kishte vath të vegjël.

Format trupore viheshin në pah me prerjet e fustanit që tashmë janë detaji kryesor që e karakterizojnë kreatoren shqiptare.

Hailey Bieber zgjedh të vishet me kreacionin e dizajneres shqiptare, Nensi Dojaka
Lexo po ashtu Hailey Bieber zgjedh të vishet me kreacionin e dizajneres shqiptare, Nensi Dojaka

Kujtojmë se kreacionet e Nensit janë zgjedhur edhe nga Dua Lipa, Bella Hadid, Zendaya e Hailey Bieber. /Telegrafi/