Presidenti francez Emmanuel Macron po mbron politikën e tij – atë të vazhdimit të dialogut me Rusinë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Siç raporton France24, ai theksoi se Turqia nuk do të duhej të ishte fuqia e vetme që po negocion me Moskën, dhe se duhet të përgatiten ekipet për negociata, transmeton Telegrafi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin Macron nuk ka edhe aq raporte të mira, ndërkohë në mënyrë aktive ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit, duke u takuar personalisht me Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kush dëshiron që Turqia të jetë fuqia e vetme botërore që po vazhdon të bisedojë me Rusinë? Puna e diplomatit është të bisedojë me të gjithë, në veçanti me njerëzit me të cilët nuk pajtohemi. Kështu edhe do të vazhdojmë në koordinim me aleatët tanë”, tha Macron gjatë një takimi në pallatin presidencial Elysse.
Macron beson se fuqitë botërore tashmë do të duhej të përgatisnin ekipet negociatore, për t’i dhënë fund konfliktit që po zgjatë tash e gjashtë muaj. Ai gjithashtu theksoi se varet nga Kievi që të vendosë për kohën dhe kushtet.
“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë. Duhet të shmangim eskalimin dhe të përgatitemi për paqe. Përgatitja e paqes nënkupton negociata me të gjitha palët, siç kam vepruar me Rusinë para disa ditësh. Sërish do ta bëjë”, shtoi Macron.
Presidenti francez pretendon se ndihma ushtarake e Perëndimit për Ukrainën përfshirë atë të Francës, i ka mundësuar këtij vendi t’i kundërvihet pushtimit rus – madje shumë më mirë se sa që e kishin parashikuar ekspertët. Njëjtë ka parashikuar edhe Rusia”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës