Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po përballen me ndarjen e tyre, ndërsa përgatiten të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Sipas burimeve për ‘Us Weekly’, aktorja 38-vjeçare është e fokusuar në shtatzëninë dhe mirëqenien e saj, pa dëshirë për t'u rikthyer në të kaluarën. “Ajo është e lënduar, por e vendosur të shërohet”, tha një burim i afërt.


Ndërkohë, reperi 34-vjeçar po mundohet të përshtatet me realitetin e ri, duke u fokusuar në shëndetin mendor dhe përmirësimin personal, shkruan DailyMail.

94996591 14374883 Machine Gun Kelly and Megan Fox are focused on moving forward st a 202 1739000340448

Edhe pse ai do të dëshironte një pajtim, Megan ka vendosur të ecë përpara.

Çifti, i cili u nda në fund të nëntorit pas pesë vitesh së bashku, ka pasur një marrëdhënie të trazuar.

94996609 14374883 On Friday insiders close to the Transformers 38 actress and the  a 203 1739000341365

Megan, tashmë nënë e tre fëmijëve me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, e sheh fëmijën e saj të ardhshëm si një bekim dhe është e përkushtuar të krijojë një mjedis të qetë për të.

Burimet theksojnë se, pavarësisht ndarjes, ardhja e foshnjës është “dhurata më e madhe” që ka dalë nga lidhja e tyre. /Telegrafi/

94941089 14374883  Megan is moving forward independently and is not interested in  a 204 1739000341369

94941067 14374883 image a 18 1738999386408