LAJMI I FUNDIT:

Mac Allister mund të quhet lojtar i Liverpoolit – por sa do të fitojë në javë në Anfield

Mac Allister mund të quhet lojtar i Liverpoolit – por sa do të fitojë në javë në Anfield

Liverpooli është në prag të kompletimit të nënshkrimit të mesfushorit të Brighton, Alexis Mac Allister, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.

Mesfushori 24 vjeçar ka shijuar një sezon të shkëlqyer me Pulëbardhat, duke i ndihmuar ata të pozicionohen në vendin e gjashtë në Ligën Premier – përfundimi i tyre më i lartë ndonjëherë në ligë.


Ai ishte gjithashtu një lojtar kyç i skuadrës së Argjentinës që triumfoi në Kupën e Botës në Katar në dimër.

Liverpooli po ia plotëson dëshirën Mac Allisterit vetëm që ta ketë në Anfield
Lexo po ashtu Liverpooli po ia plotëson dëshirën Mac Allisterit vetëm që ta ketë në Anfield

Mac Allister u duk se u përshëndeti tifozëve të Brighton pas ndeshjes së tyre të fundit në shtëpi të sezonit kundër Manchester City në fillim të këtij muaji dhe u pa në lot pas ndeshjes së tyre të fundit kundër Aston Villas.

Mesfushori tani është i vendosur të bëhet nënshkrimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar veror, i cili hapet zyrtarisht për klubet angleze më 14 qershor.

Eksperti i transferimeve Romano raporton se Mac Allister ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Liverpoolin.

Klopp po përgatitet të rindërtojë Liverpoolin - kështu mund të duket sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Klopp po përgatitet të rindërtojë Liverpoolin - kështu mund të duket sezonin e ardhshëm

“Alexis Mac Allister në Liverpool, ja ku shkojmë! Marrëveshja e plotë përfundoi mbi kontratën – mësohet se do të jetë e vlefshme deri në qershor 2028. Marrëveshje pesëvjeçare”, shkroi në Twitter Romano.

“Liverpool do të paguajë klauzolën e blerjes në ditët në vijim, shumë më pak se tarifa e raportuar prej 68 milionë euro. Testet mjekësore në 24/48 orë. E përfunduar”.

Football Insider pretendon se argjentinasi do të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë më të madhe se 180,000 euro në javë në Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori