Maas: EULEX-i nuk legalizon ndarjen e Kosovës

Në një intervistë për gazetën “Blic” Maas ka thënë se Këshilli i Sigurimit ka marrë vendim unanim, që sipas tij, “tregon për angazhimin e të dyja palëve. Ai ka vlerësuar se kjo është fitore e “arsyes” dhe ka shtuar se të dyja palët janë pajtuar për vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës.
Maas ka thënë se për të, si evropian, është i rëndësishëm fakti se EULEX-i do të vendoset në bazë të aksionit të përbashkët të BE-së, respektivisht të 27 shteteve anëtare.
I pyetur ndërkaq, se sa do të dëmtojë gjithë këtë proces refuzimi i shqiptarëve për të pranuar planin gjashtëpikësh - të arritur në mes të OKB-së dhe Beogradit - Maas ka thënë se, “nuk mund të përjashtojë mundësinë që mund të ketë pasoja”, por ka shtuar se “është më e rëndësishme që pala shqiptare është pajtuar me vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës”. /Telegrafi/




















































