Hip hop ylli shqiptar, Lyrical Son, e ka përshkruar veten dhe grupin e tij si më të mirin, e më të fortin.

Reperi në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se ai në Vlorë po shkokn për të ngritur flamurin e hip hopit.

E kjo sipas tij po ndodh për të treguar se ai dhe PINT, grupi që drejton janë më të fortë se të tjerët.


“Sonte në Vlorë. Po vijmë për me ngritë flamurin e hip hopit, se më të mirë e më të fortë se ne nuk ka”, u shpreh Lyrical Son. /Telegrafi/