Lëvizja Vetëvendosje pas mbylljes së procesit të votimit ka dalë me një reagim drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve të saj nëpër qendra votimi, duke kërkuar vigjilencë gjatë procesit të numërimit të votave.

Në një postim në rrjetet sociale, LVV ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit qytetar, duke e quajtur momentin aktual “vendimtar për të ardhmen e qytetit”.


“Të dashur komisionerë, ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve! E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë. Suksese deri në fitore! Jemi me sytë nga ju!”, thuhet në reagim.