LAJMI I FUNDIT:

LVV pyet Osmanin: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon kryeparlamentarin në takim?

LVV pyet Osmanin: Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon kryeparlamentarin në takim?
Foto: Arkiv

Të mërkurën presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në një takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve nacionale në vend, në të cilin takim nuk morën pjesë disa krerë të partive politike, e njëri ndër ta edhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E, nga kjo parti deklaruan se në mungesë të Kurtit në këtë takim do të merrte pjesë, nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca i cili u refuzua nga Osmani, pasi siç deklaroi ajo “ ky takim konsultativ është vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë”.

Mirëpo, me këtë deklaratë të Osmanit nuk po pajtohen nga LVV-ja duke kërkuar nga presidentja të tregojë se mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik.


Kurti nuk i shkoi në takim, Osmani: Mund ta pyesni atë, besoj është në zyrën e tij
Lexo po ashtu Kurti nuk i shkoi në takim, Osmani: Mund ta pyesni atë, besoj është në zyrën e tij

Këtë pyetje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, e bëri deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”, ka shkruar Rrustemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori