LAJMI I FUNDIT:

LVV në zgjedhjet e 25 prillit, Abazi: Ne nuk i braktisim kauzat, fitorja e Kosovës do reflektohet edhe në Shqipëri

LVV në zgjedhjet e 25 prillit, Abazi: Ne nuk i braktisim kauzat, fitorja e Kosovës do reflektohet edhe në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili është njëri nga kandidatët zyrtarë të kësaj lëvizjeje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, tha se një nga arsyet pse shqiptarët duhet t’u besojnë është fakti se LVV është konsekuente në kauzat që ka mbështetur, të cilat nuk i ka braktisur siç kanë bërë subjekte e tjera politike në Shqipëri.

Sipas tij, ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri ekziston nevoja për një ndryshim urgjent të modelit ekonomik, i cili siç shprehet është një neodiktat i tregut që ka kapur politikanë, media e institucione. Kjo, tha Abazi, mund të arrihet përmes një shpërndarjeje më të drejtë për të ulur pabarazinë.


“Unë mendoj se në këto 30 vite kemi parë shumë dështime, kauza të braktisura”.

“Aktualisht kemi një problem me qeverinë aktuale që i ka kapur të gjitha sistemet; ushtron ndikim edhe në sistemin e drejtësisë, ka miratuar një kod zgjedhor për të penguar opozitën dhe subjektet e vogla. Me këtë kod zgjedhor, për një mandat në Tiranë duhen minimalisht 16 mijë vota, pra është përpjekur të shtojë pengesat për alternativa të reja”, tha Abazi në Euronews Albania.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në një lëvizje, hap që, siç tha, është nisur nga Vetëvendosja nën ndikimin e Rilindjes Kombëtare, teksa theksoi se entuziazmi i fitores së thellë të LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të reflektohet edhe në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori