LAJMI I FUNDIT:

LVV kërkon qasje në dosjet e laboratorëve privatë të licencuar për testin COVID-19

LVV kërkon qasje në dosjet e laboratorëve privatë të licencuar për testin COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar kërkuar qasje në dokumente publike në Ministrinë e Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private të cilat kanë bërë kërkesë për licencim.

LVV-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se e kanë bërë kërkesën përmes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci.


Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19
Lexo po ashtu Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, parashtroi kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori