LAJMI I FUNDIT:

​LVV kërkon miratimin e Projektligjit për konfiskim të pasurisë, opozita e quan të pamundur

​LVV kërkon miratimin e Projektligjit për konfiskim të pasurisë, opozita e quan të pamundur

Pushteti e opozita kanë qëndrime të ndara sa i përket projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se nuk ka asnjë arsye që ky projektligj të mos përkrahet nga partitë opozitare.

Ndërkaq, PDK e LDK thonë se pushteti po e shfrytëzon për lojë politike e fushatë elektorale, për çka kërkojnë sërish interpretimin e Komisionit të Venecias. Po ashtu, konsiderojnë se çdo nismë që vjen tani e tutje në parlament, e ka proceduralisht të pamundur të miratohet.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress se ky projektligj ka qenë gjithmonë një nga prioritetet e qeverisë.

“Shumë shpejt në radhë të parë si Komision për Legjislacion ditëve të ardhshme, nëse jo, javën e ardhshme do ta trajtojmë në parim në komision dhe do ta rekomandojmë për seancë për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë. Ndërkohë, personalisht mendoj se duhet ta trajtojmë me procedura të përshpejtuara në kuptimin që duke qenë se bëhet fjalë vetëm për tre nene, nuk ka asnjë arsye që të trajtohet në procedura të rregullta për të humbur kohë. Edhe ashtu është sesioni i fundit i legjislaturës. Unë besoj shumë që brenda këtij sesioni do të miratohet përfundimisht para se të hyjë në fuqi, në kuptimin e themelimit të byrosë dhe fillimit të punës”, deklaron Rrustemi.

Sipas tij, pasuria e zyrtarëve të lartë shtetërorë duhet të verifikohet, për çka konsideron se nuk ka arsye që të mos ndodhë miratimi i këtij projektligji.

“Nuk ka asnjë arsye për ta mos votuar, në kuptimin as profesional e as politik, përveç atyre natyrisht që janë kundër konfiskimit të pasurisë të pajustifikueshme. Këtë bindje dhe këtë interes nuk mund të ju heqësh atyre që veç e kanë. Në të shkuarën e ka votuar LDK, tash me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese do të duhej ta votonin të gjithë.

Por, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, shtetit të Kosovës, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, e adreson një nga plagët e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë publikë dhe të shpërdorimit të pasurisë publike, në kuptimin e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë. Duke u bërë milioner pa pasur asnjë angazhim tjetër, përveç se duke qenë zyrtarë të lartë të shtetit dhe kjo nënkupton keqpërdorim të pasurisë së shtetit”, tha kryetari i Komisionit për Legjislacion.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj konsideron se veprimet e partisë në pushtet janë kryesisht për fushatë elektorale.

“Kjo qeveri ka treguar që në krejt mandatin e vet nuk e ka interes këtë, nuk e ka pasur qëllim dhe nuk ka pasur idenë e qartë se a duhet të bëhet Kosova apo jo. Por, krejt këtë e ka pasur në funksion të qëllimeve populiste elektorale, për të thënë që ne jemi të interesuar për ta bërë këtë. Po të ishin të interesuar për ta bërë këtë do ta dëgjonin me përpikëri Komisionin e Venecias. Këta qëllimshëm nuk e kanë dëgjuar Komisionin e Venecias dhe prandaj në fund Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Prandaj, duke e parë tani, e rikthyen edhe një herë, e shoh në funksion të interesit përsëri për qëllime të ngushta elektorale por jo për qëllime për ta realizuar idenë e kamotshme që të shihet mundësia e konfiskimit të pasurisë që njerëzit e kanë marrë në mënyrë të pabazë. Ne si LDK e shohim lojë politike, e cila nuk e ka për qëllim sikurse nuk e ka pasur asnjëherë qëllimin që vërtetë të vendoset një sistem i konfiskimit të pasurisë së pabazë në Kosovë”, shprehet Selmanaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se drafti i ri duhet të dërgohet sërish për interpretim në Komisionin e Venecias.

“Ne si LDK do ta lexojmë me kujdes edhe draftin e ri që ka ardhur, por jam i bindur që përsëri ky duhet të shkojë në Komisionin e Venecias, sepse Komisioni i Venecias ka dhënë mendim dhe rekomandim për këtë çështje dhe tash nëse kemi një draft tjetër duhet ta konfirmojmë edhe një herë për të parë Komisioni i Venecias se a është në përputhje me standardet ndërkombëtare, sidomos në kontekst të lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa konsideron se është e pamundur teknikisht që të procedohet ky projektligj në këtë legjislaturë.

“Çdo nismë që tani e tutje vjen në Kuvendin e Kosovës, proceduralisht e ka të pamundur të kalojë, sepse i duhet një kohë të kalojë në lexim të parë, që të kaluar në grupe punuese, në trupa të kuvendit, komisione, që të dëgjohen palët e interesit dhe të ketë një transparencë se çka duam të arrijmë me këtë ligj.

Kjo i bie që qeveria në shkuarje këtë propozim sikur e ka pasur në fillim në fushatë vetëm për sy e faqe, ose sa për të marrë vota të qytetarëve. Prapë e ka vetëm për fushatë, sepse nuk e ka qëllimin që të ketë një ligj të tillë. Për këtë ligj dhe për ligjet tjera të cilat nuk kanë kaluar në këtë legjislacion dhe nuk kanë ardhur ende në këtë kuvend mund të flasim në legjislaturën e ardhshme, qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga zotëri Hamza”, deklaron Beqa.

Javën e kaluar, ekzekutivi ka miratuar projektligjin e ri për byronë, ku sipas ekzekutivit, janë adresuar vetëm katër nenet që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori