Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë deklaruar se kryeministri Hoti është i çuditshëm, pasi mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht.
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani tha se momenti final kaloi në Uashington dhe Kosova nuk morri njohje nga Serbia, derisa ka theksuar se së fundmi dolën një listë me projekt ide në mesin e të cilave autostrada e paqes, hekurudha që lidh Prishtinën me Nishin, si dhe linja ajrore Prishtinë-Beograd.
“Kryeministri Hoti i ka konfirmuar opinionit ndërkombëtar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, domethënë kjo është rezultati përfundimtar i këtij narracioni që na kanë futur këta për këtë kohë… Thelbi i këtyre marrëveshjeve është se Kosova vazhdon të sillet si autoritet jo shtetëror. Pak a shumë në sensin terminologjik, Kosova po vazhdon të mos ketë fare referenca të shtetësisë. Për shembull kur flitet për autostrada, për hekurudha e të tjera, në këto marrëveshje nuk mund të gjeni ndonjë referencë për pikat kalimtare si pika të kufirit”, tha ai, duke shtuar se Serbia në marrëveshjen me Maqedoninë e ka të theksuar si pika kufitare, por kjo nuk ndodhë edhe me Kosovën.
Sipas tij, në të gjitha marrëveshjet, Kosova përveç që po determinon zhvillimet e saj infrastrukturore me Serbinë, po e bën veten vend transit, ku mallrat që kalojnë nëpër Kosovë, janë të lira. Kurse, ato që me origjinë nga Kosova, pengohen.
“Edhe nëse teorikisht po të ndodhin këto projekte, Kosova nuk do ta arrijë t’i përdorë ato për shkak se ka pengesa pafund jo tarifore të cilat nuk janë zgjidhur me Serbinë. Këto pengesa që i krijon Serbia nuk zgjidhen, sepse as nuk kërkohen me u zgjedh, ashtu siç nuk është kërkuar as njohja e Kosovës në Uashington nga pala kosovare, por vazhdohet me të tilla ide, pa zgjidhur problemet politike me pretendimin që tashmë e kemi ndarë ekonominë nga politika dhe kjo është me qëllim që këto projekte të mos kenë ndonjë ndikim në zhvillim të Kosovës por thjesht Kosova të jetë një pranuese pasive e politikave të dikujt tjetër… Kemi pra një kryeministër të çuditshëm që mendon se ekonomia mund të ndahet nga politika dhe që mendon se Kosova ose një shtet mund të heq dorë nga të qenit shtet përkohësisht, ose e konsideron vetën shtet ose nuk e konsideron vetën shtet. Nuk mund ta pauzosh shtetin. Nuk mund ta pauzosh ekzistencën e shtetit. Kështu që është një besim naiv i këtij kryeministri që mund ta ndajë ekonominë nga politika”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës