Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentet e fundit të kamikazit, para se të shpërthente pajisjen e tij në ditën e Pashkëve në Shri Lankë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë Mohammed Nasar Mohammed Azar, 34 vjeç, duke u lutur, dhe duke biseduar në telefon.


111 7

Këto pamje të publikuara nga SkyNews, supozohet të jenë bërë, pak para se ai të shpërthente bashkë me pajisjen në një kishë në Batticaloa.

Mediat shkruajnë se bomba e Azarit vrau 28 vetë në kishë dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

222 7

Pamjet e kamerave të sigurisë, shtohet se kapin intensitetin e lëvizjeve të terroristit, të ndërtuar deri në shpërthim, pasi ai mbërriti në qytetin e bregut lindor rreth orës 2 të mëngjesit.

333 6

Ai është kapur nga kamerat duke dalë jashtë xhamisë Jami Us-Salam në Batticaloa, pak minuta larg nga Kisha e Zionit, duke mbajtur dy çanta.

Për dy orë, duke filluar në orën 3:13, Azari lëviz lart e poshtë jashtë kishës dhe kontrollon telefonin e tij.

444 5

Azeri vlerësohet se përfundimisht hyri në xhami në orën 5.42, kur ndërtesa u hap dhe kaloi disa orë në lutje.

555 4

Ai duket të nxjerrë telefonin e tij dhe të dërgojë një mesazh para se të ecë deri në vdekjen e tij.

666 2

Në një moment, një makinë policie duket afër, por zyrtarët brenda ose nuk e shohin Mohammed Azarin ose ai nuk ngjall dyshimet dhe largohet. /Telegrafi/