LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri flet për gjendjen në Gjilan, ku tash e dy muaj përballen me COVID-19

Lutfi Haziri flet për gjendjen në Gjilan, ku tash e dy muaj përballen me COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për “Përballje ditore”, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahun në Telegrafi.com ka folur për gjendjen në komunën që ai udhëheq, dy muaj pasi kanë filluar luftën për parandalimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19.

Haziri ka thënë se nga 29 të infektuarit e kësaj komune, 20 tashmë janë shëruar, teksa është vetëm një rast i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, por që ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Gjithsej kanë qenë 29 raste të infektuara, prej të cilave, një rast ka humbë jetën fatkeqësisht një bashkëqytetar i joni, por që ka pas edhe probleme të tjera shëndetësore, përveç COVID-19. I kemi 20 të shëruar plotësisht, dhe trajtohen si të shëruar dhe katër janë në Klinikën Infektive. Ndërsa, të tjerët janë në vetizolim. Po flasim për 9 raste, që jemi duke i menaxhuar tash, dhe besoj se në Gjilan ka filluar countdown i mbylljes së burimeve të infeksionit. Tashmë Vrapqiqi si burim i infeksionit është mbyllur plotësisht. Zhegra nga karantina është largu, edhe burimi i infeksionit edhe karantina. Po menaxhojmë raste individuale që janë të njohur për ne, ku dihet saktë burimi i infeksionit, marrja e infeksionit, përhapja e mundshme e infeksionit”, tha Haziri.

Ai tha se dy muaj më parë ka filluar shkalla e parë e emergjencave, teksa, bëri të ditur se më 13 mars, dhe po bëhen tashmë 42 ditë prej kur Gjilani është duke menaxhuar procesin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

“Sot dy muaj që Gjilani ka filluar shkallën e parë të emergjencave përmes Drejtorisë për Shëndetësi, thirrur në qarkoren e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që zotëri Naser Ramadani e ka lëshu për komuna. Në emergjencën civile të shkallës së parë ne kemi vepru në nivel të drejtorisë së Shëndetësisë, me 13 mars, unë kam aktivizu shkallën e dytë të emergjencave civile të sëmundjes infektive COVID-19, dhe jemi në ditën e 42-të që po e menaxhojmë, procesin e parandalimit të hapjes së sëmundjes jashtë burimeve të infeksionit”, u shpreh Haziri.

Bashkëpunimi me shtatë komunat e Anamoravës dhe duke falënderuar mjekët e policinë, tha se kanë punuar për të parandaluar përhapjen më të madhe të infeksionit.

“Falë uniformave të bardha dhe atyre të kaltra të policisë së shtetit, emergjencave civile dhen institucioneve të tjera që kanë reagu në dy shkallë, shkalla e parë është komunale, por kemi reagu edhe në nivel regjional. Bashkëpunimi, ndarja e punës dhe të mirave, me shtatë kryetarët e komunave të Anamoravës, dhe kryetarët e sektorit të lindjes që përfshinë Ferizajn dhe Gjilan, kemi punu shumë me parandalu përhapjen infeksionit prej komunës në komunë, prej fshatit në fshat e lagjes në lagje. Kush ka mujt me imagjinu që prej Wuhanit, infeksion vjen në Vrapqiq të Gjilanit, që është një vendbanim i vogël, por që bartja e infeksionit është natyrës së tillë”, tha kryetari i Gjilanit.

Lutfi Haziri-Kryetari i Komunës së Gjilanit, gjatë intervistës në “Përballje ditore”

Pasojat e pandemisë COVID-19, kanë ndikuar në masë të madhe edhe në ekonominë e Komunës së Gjilanit, gjë për të cilën ka folur Haziri.

Haziria ka numëruar një masë të madhe të veprimeve që ka ndërmarr ai në nivel komune, për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të Gjilanit dhe bizneseve.

“Tash jam në javën e dytë në Gjilan që kam mandatu Pakon ekonomike, për lehtësi të biznesit lokal. Lirimi i të gjitha obligimeve ndaj taksave dhe tarifave komunale në nivelin zero. Lirimi i të gjitha qirave, pronave për aktivitet ekonomik dhe për banim, të gjithë njerëzve në Komunën e Gjilanit prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, varësisht prej kategorisë. Pas bisedes që kam pasur me ambasadoren e BE-së, zonjën Apostolova, kam kërkuar që tre drejtorët funksional në Gjilan, drejtori për Zhvillim Ekonomik, drejtoi për Urbanizëm dhe Ambient dhe drejtori për Infrastrukturë, nën kujdes të veçantë me fillu Pakon e masave për sanimin e pasojave në ekonomi nga COVID-19”, bëri të ditur Haziri.

Ai tha se ka kërkuar nga ministrja e Ekonomisë që të lejoj gradualisht edhe ndërtimet dhe prodhimin.

“Pandemia i ka goditë të gjitha shërbimet. Praktikisht, kartela sociale është rrit në mënyrë enorme, ndalja e investimeve edhe private edhe publike ka goditë jashtëzakonisht shumë ekonominë e Komunës së Gjilanit, për të cilën unë kam kërku që ministrja e ekonomisë, me fillu me leju punën jo vetëm në ndërtim të ulët dhe në prodhim, por edhe ndërtim të lartë. Por, pasojat jemi duke i analizu dëmet”, tha Haziri.

Duke qenë se sipas Hazirit, komuna e Gjilanit ka 42 për qind të popullsisë që jetojnë jashtë shtetit, ai tha se lidhja e tyre me vendlindjen është garantues i paqes sociale.

“Ne jemi komunë që i kemi 42 për qind e popullatës që jetojnë në Zvicër edhe në Evropë, Gjermani, Austri dhe pak në Amerikë. Është një Gjilan i tërë që jeton në Evropë dhe lidhja e tyre me vendlindjen, edhe me investime edhe në mirëqenien sociale në familje ka qenë jashtëzakonisht blerës i paqes sociale, garantues i paqes sociale”, tha Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori