LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: S’votova pro Projektkodit Civil ngase jam për familje të shëndoshë

Lushtaku: S’votova pro Projektkodit Civil ngase jam për familje të shëndoshë
Foto: Arkiv

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se për të familja është qeliza e shoqërisë dhe se duke u bazuar në këtë ka votuar kundër miratimit të Projektkodit Civil.

Ai ka thënë se kjo nuk është çështja e vetme për të cilën ai do të jetë i zëshëm.


“Unë besoj në familje, ajo është vlera e shqiptarëve dhe nuk ka asgjë të keqe që të besohet në të. Secili beson në idetë e tij. Nuk kam qenë i zëshëm vetëm për Projektkodin Civil, por edhe për çështje të tjera, qofshin ato ekonomike… Qeveria Kurti ka dashur të sjellë ndryshim të vlerave tona”, është shprehur Lushtaku  për Klan Kosova.

“Kushdo që është kundër familjes së shëndosh është kundër vetes. Unë përfaqësoj ata qytetarë që na kanë mbështetë. Nuk marr përgjegjësinë që të votoj kundër familjes dhe jam krenar për atë qëndrim”, tha ai.

Lushtaku ka theksuar se një propozim i tij ka qenë që çështja për Projektkodin Civil të zgjidhet përmes një referendumi, derisa mbajtja e tij nuk lejohet me Kushtetutën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori