Ndeshja mes Llapit dhe Drenicës e zhvilluar në Merdare përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u prononcua për media, duke thënë se fusha ishte e vështirë për të luajtur.


“Ndeshjen besoj që e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht terrenit i cili ka qenë shumë i vështirë për t’u luajtur”.

243028361 4720121194665229 5692194847475655358 n

“Fusha shumë e papërshtatshme ishte fajtori kryesor pse nuk shënuam gol. Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol”.

“Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mi në këtë ndeshje”, ka thënë Lushtaku për Art Sport. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app