LAJMI I FUNDIT:

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërë-ditor në disa shkolla të kryeqytetit ka filluar me sukses.

Ajo, në “Debat Plus”, u shpreh se kanë aktivizuar profesorë shtesë për shkak të nevojës që i kërkon mësimi tërëditor.

“Kemi fillu me dy shkolla, po shkon shumë mirë, kurrikula paradite po realizohet plotësisht, shujta e drekës po realizohet nga komuna, nuk ka implikime financiare për qytetarët. Për aktivitetet shtesë kemi angazhuar profesorë shtesë, si për edukatë fizike, muzikë dhe art. Kemi bërë një plan të tillë të jenë në funksion të kurrikulës bazë që nxënësit s’po kanë kohë ta përsërisin”, tha ajo.


Tutje, nënkryetarja e Prishtinës tha se me mësimin tërëditor krijohet mundësi më e madhe për realizimin e kurrikulës shkollore.

“Në pesë shkolla kemi rreth 3 mijë nxënës, që janë të përfshirë. Është një arritje e madhe sepse vetë ushqimi i lidh fëmijët, i plotëson emocionalisht, aktivitetet shtesë shtojnë kënaqësi në kohën kur kalojnë në shkollë. E shndërrojnë shkollën në shtëpi të dytë, e ndihmon fëmijën për një zhvillim personal shëndetësor, i jep mundësi për aftësi shtesë, për edukim, sjellje dhe qytetari më të mirë”, tha ajo.

Lushaku – Sadriu bëri të ditur se shujtat e ushqimit për nxënësit kushtojnë rreth 1.7 milionë euro në vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori