Të premten e kaluar, ish*futbollisti Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka qenë sot (e martë) i pranishëm në Viti, bashkë me të dashurën e tij, Kader Kicaj, ku janë pritur nga një numër i madh njerëzish në sheshin e Vitisë.


E teksa kanë takuar fansat e tyre në qytezën prej nga Lumbardhi ka prejardhjen, dyshja kanë shkuar edhe në shtëpinë familja së fituesit të BBVK.

drin1

Ka qenë vëllai i Lumbardhit, Drini, ai i cili ka publikuar një video bashkë me dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, ku Kaderi shihet teksa lan enët në shtëpi dhe Lumbardhi gjendet në anën tjetër të qëndrimit ditor.

drin2

"Këqyre more duke i larë enët. As tri minuta në shtëpinë time ka filluar t'i laj enët", dëgjohet duke thënë fituesi.

Lumbardhi përndryshe ka prapa tre emrat e tjerë finalistë në BBVK 2: Blerandon në vendin e dytë, Shqipen në vendin e tretë dhe Edona James në vendin e katërt. /Telegrafi/