Mijëra qytetarë kosovarë kanë mirëpritur sot ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Me duartrokitje, përqafime dhe lule qytetarët e Kosovës falënderuan ish-presidentin Clinton për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë para 20-viteve.

Për parakalimin e ish-presidentin amerikan në sheshet e Prishtinës është përkujdesur edhe Policia e Kosovës, të cilët kontrolluan çdo lëvizje të qytetarëve, kështu duke duke i siguruar presidentin Clinton një lëvizje të lirë dhe të sigurt, transmeton Telegrafi.


Clinton u tregua i afërt me qytetarët e Kosovës, të cilët pavarësisht temperaturave të larta, qëndruan me orë të tëra për t'i uruar mirëseardhje ish-presidentit amerikan, ndërsa ai në disa raste iu afrua qytetarëve duke iu dhuruar atyre përqafime.

64272690 608454222997139 8722246831989325824 n Clinton mori lule edhe në ceremoninë kryesore të ditës

Gjithashtu qytetarët ishin përkujdesur për t'i uruar një mirëseardhje të veçantë mikut të Kosovës, ata kishin krijuar flamurin e Kosovës dhe atë të Shteteve të Bashkuara në përmasa shumë të mëdha.

Presidentin Clinton në parakalim e shoqëruan  edhe personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Ecja e ish-presidentit amerikan filloi nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright.

62403099 2474449075941413 8224742954569302016 n

Bill Clinton, po qëndron në Kosovë për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ai ka thënë se ndihet i nderuar që është kthyer në Kosovë  për të përkujtuar 20 vjet paqe.

Për nder të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s janë organizuar ngjarje të ndryshme./Telegrafi/