Luke Evans ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i tij, Rafael Olarra.

Aktori i “Beauty and the Beast”, 41 vjeçar, u përfol se u nda nga Rafael tetorin e kaluar pasi ata larguan njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.


Por duke folur për The Times, Luke ka konfirmuar se është beqar, duke thënë: “Ishte çfarë ishte”.

34989916 8892293  Good times Luke Evans and Rafael Olarra REFOLLOW one another on a 7 1603962684942 Foto: Instagram

Çifti filluan të takoheshin në verën e vitit 2019 dhe bënë lidhjen zyrtare në rrjetet sociale shkurtin e vitit të kaluar.

Në tetor, të njëjtit thuhej se u ndanë, pasi larguan edhe fotografitë e përbashkëta që kishin në rrjete sociale.

Sipas Just Jared, dyshja kaluan së bashku muajt e parë të izolimit në Florida.

Ata më pas udhëtuan në Angli e Spanjë gjatë verës para se të shkonin në Australi, ku Luke po filmonte serinë e ardhshme “Nine Perfect Strangers”.

34989920 8892293 Rafael also shared a photo of his bedside table which has a phot a 9 1603962821963 Foto: Instagram

Dyshja gjatë romancës së tyre bënë vetëm një paraqitje në tapetin e kuq, kur morën pjesë në premierën evropiane të “Frozen 2” në nëntor 2019.

Ndërsa tani është beqar, Luke ka menduar për atësinë dhe pranoi se dëshiron të ketë fëmijë para se të jetë 'plakur'.

Evans më parë kishte dalë edhe me aktorin tjetër Victor Turpin, por ata u ndanë më shumë se një vit më parë. /Telegrafi/

30217136 0 Appearance Luke and Rafa only made one red carpet appearance tog a 25 1610374512077 Foto: Instagram