Lukas Podolski nuk i mban dot emocionet teksa i thotë lamtumirë futbollit në moshën 39-vjeçare

Sulmuesi i njohur gjerman, Lukas Podolski ka vendosur të pensionohet zyrtarisht në moshën 39-vjeçari nga futbolli i luajtur.
Të enjten mbrëma, Podolski i dha lamtumirën futbollit në një ndeshje të veçantë nderimi mes ish-skuadrës së tij, Kolnit dhe ekipi aktual Gornik Zabrze.
Ndeshja në nderim të sulmuesit të njohur u zhvilluar në Gjermani dhe përfundoi me fitoren e polakëve me rezultat 3-5.
Lukas Podolski’s testimonial, his last game as a player at his beloved 1. FC Köln’s Müngersdorfer Stadion in Cologne, ended exactly like you would expect it to:
Pyro and tears ❤️#Effzeh pic.twitter.com/s1qieuLc96
— Felix Tamsut (@ftamsut) October 10, 2024
Ish-shokët e skuadrës dhe trajnerët, përfshirë Manuel Neuer, Per Mertesacker dhe Joachim Low, erdhën për të treguar mbështetjen e tyre për Poldin.
Në fund të lojës, Podolski nuk mundi t'i përmbante emocionet e tij, duke u shpërthyer në lot para mijëra tifozëve të mbledhur.
Dhe kush mund ta fajësojë atë? Edhe burrat qajnë, veçanërisht kur mbyllin një kapitull kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. /Telegrafi/




















































