Sulmuesi i njohur gjerman, Lukas Podolski është larguar nga skuadra japoneze Vissel Kobe.

Pas tri viteve të kaluara në elitën e futbollit japonez, Podolski është larguar dhe po mendon një aventurë të re.


E ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin e Malajzisë, tek kampioni në fuqi Johor. 34-vjeçari e ka vizituar klubin kampion të vendit pasi ka afërsi me presidentin e klubit Tunku Ismail Idris.

82950514 932812340446778 2773883406688190464 n

Mediat gjermane dhe ato të Malajzisë kanë raportuar se Podolski mund t’i bashkohet klubit të Johorit, nëse nga ky klub largohet një lojtar i huaj për t’i liruar vendin.

Me transferimin e mundshëm të Podolskit, atëherë Johor do të bëhej skuadër e frikshme jo vetëm në kampionat, por do të synonin edhe të shkonin lart në Ligën e Kampionëve të Azisë.

82431503 1046908385666047 9109652250728333312 n

Te Johor është edhe ylli nga Kosova, Liridon Krasniqi ku do ta krijonin një dyshe të frikshme me gjermanin.

Podolski pas vizitës që i kishte bërë klubit të famshëm aziatik, është takuar edhe me Liridon Krasniqin pasi që të dy janë të lindur në Gjermani.

82524465 2699977533615725 250652762386202624 n

Mbetet të shihet nëse ky transferim do të realizohet dhe nëse do të formojnë Krasniqi dhe Podolski dyshen e frikshme te Johor. /Telegrafi/

telegrafi sport app