Lukaku tregon forcën fizike që posedon, i jep një të shtyrë Azpilicuetas dhe e dërgon spanjollin te rendi i parë i tifozëve

Një nga momentet më të komentuara nga pjesa e parë mes Manchester Unitedit dhe Chelseat ishte edhe dueli mes Romelu Lukakut dhe Cesar Azpilicuetas.
Gjatë një dueli në fundin e minutës së 33-të, spanjolli u tregua më i shpejtë për të rrëmbyer topin, por kur belgu u afrua mori topin në posedim fal forcës fizike.
Sulmuesi i Djajve të Kuq i dha një të shtyre me trup spanjollit aq të fuqishme sa që ky i fundit përfundoi te rendi i parë i ulëseve të Old Traffordit.

Nga
Telegrafi
28/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































