Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.

Dyshja ndodhen në Bodrum të Turqisë dhe nga atje të shumta kanë qenë postimet që kanë ndarë më fansat në Instagram.


Teksa po i shijon pushimet, Luiz ka treguar se nuk mund të largohet për as një çast nga muzika.

Screenshot 5 29 Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në një foto të radhës që postoi në llogarinë e tij në Instagram, artisti shihet teksa po i bie një piano, ndërsa ndodhet në një ambient përrallor.

"Muzika në fle kurrë", ka shkruar në mbishkrimi 38-vjeçari, që u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, theksojmë që krahas angazhimeve të shumta me koncerte e mbrëmje muzikore, Luizi së fundmi publikoi këngën "Dedikim", kushtuar Kiarës. /Telegrafi/