Raportet në mes të Luiz Ejllit dhe Bledi Mane po vazhdojnë të tensionohet kur ka mbetur më pak se një muaj deri në finalen e Big Brother VIP Albania.

Një debat mes tyre ka ndodhur edhe gjatë natës së spektaklit të së martës (11 prill) teksa po flisnin për sjelljen e Ronaldo Shakës ditëve të fundit.


Ronaldo i cili ka krijuar situata të ndryshme me një pjesë të madhe të banorëve, por debatet kryesore i kishte me Bledin dhe këngëtaren Nita Latifi.

340056357 5950279481707984 8495848560070829394 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Teksa këto po diskutoheshin në spektakël situatat e ndodhura gjatë javës, një tjetër debat nisi në mes të Luizit dhe Bledit.

Bledi nisi bisedën duke i thënë se tre banorët e rifutur Efi, Kiara dhe Ronaldo janë ‘Matryoshka’ (kukulla Ruse) të Luizit.

Pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se është një njeri pa karakter dhe identitet ndërsa tha se është i gatshëm të debatojë me të pa i ikur atyre.

339237962 908820203504487 5849797872231265058 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Pikën e fytyrës nuk e ke, respekt nuk ke, autoritet nuk ke, karakter nuk ke, burracak je, çfarë ke me mua ja ku më ke, po e përsërit vetën, fyen gjithë javën kërkon falje në Prime”, i tha Luizi.

Në anën tjetër, Bledi iu kundërvu duke i thënë se këngëtari është një person i lodhur si në lojë si në jetë.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj, banorët janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/