“Lufta” tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë, ministri Bekteshi nesër në Prishtinë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i bujqësisë Trajan Dimkovski së bashku me drejtorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Doganave u koordinuan për situatën me Kosovën pas ndalimit për importet e mjaltit dhe patateve. Nuk ka detaje se çfarë është diskutuar dhe me çfarë do të dalë nesër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi në takimin e tij me homologun Edrit Shala në Prishtinë. Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore dhe nuk ka arsye që autoritetet e Kosovës t’i ndalojnë, thotë Drejtori i Ushqimit dhe Veterinarisë
“Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore, standardet më të larta të kërkuara nga Bashkimi Evropian, patatet gjithashtu së shpejti për një muaj ose dy do të marrin leje për eksport në Bashkimin Evropian dhe ne do t’u kërkojmë autoriteteve të Kosovës gjatë ditës së nesërme me argumente në bazë të të cilave standarde ndërkombëtare e zbatojnë këtë ndalesë”, deklaroi Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Ka reaguar edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski i cili ndan mendimin e njëjtë me Safet Gërxhaliun ish kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës. Sipas tij, ndalesa nga pala kosovare është masë populiste, e vendosur në kohë të gabuar.
“Qëndrimi i këtillë i shprehur publikisht duhet të jetë shembull se si biznesi duhet të reagojë në kushte kur merren hapa politike për miratim të vendimeve populiste. Ndryshe, ndalesa për importin e rasatit të peshkut nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me vendet tjera që nuk kanë monitorim, pasi vendi përgatitet nga viti i ardhshëm të marrë lejë për eksportin e peshkut të freskët në tregun evropian”, njoftojnë nga Oda Ekonomike.
Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit.
Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit