Lucas Torreira pëson lëndim të rëndë në takimin që Arsenali po e zhvillon ndaj Portsmouthit në FA Cup - stafi mjekësor e bartë uruguaianin me barelë

Lucas Torreria ka pësuar një lëndim të rëndë në përballjen që Arsenali po e zhvillon ndaj Portsmouthit në kuadër të 1/8-së së finales në FA Cup.
Mesfushori uruguaian pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, duke mos arritur që të vazhdojë takimin.
Mikel Arteta u detyrua të zëvendësojë Torreiran në minutën e 16-të, duke futur në vendin e tij Dani Ceballos.
Pamjet e para tregojnë se lëndimi i uruguaianit është tejet e i rëndë e që sezoni për të mund të përfundojë para kohe.
Arsenali pritet që nesër të tregojë për gjendjen e tij, pas lëndimit të pësuar, derisa rezultati aktual është 0-0 në pjesën e parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































