LAJMI I FUNDIT:

Lucas Hernandez: Krenari të luaj në Botëror me vëllanë tim, do të isha shumë i lumtur nëse Theo do të luante titullar

Lucas Hernandez: Krenari të luaj në Botëror me vëllanë tim, do të isha shumë i lumtur nëse Theo do të luante titullar

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Kampionatin Botëror të parë së bashku.

Didier Deschamps i përfshiu të dy mbrojtësit në listën e kombëtares franceze në Katar 2022, garë që “Gjelat” shkojnë si kampionët në fuqi.

26-vjeçari i Bayern Munchen fitoi Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi, teksa shpreson që të festojë sërish në Katar bashkë me vëllanë e tij, i cili po shkëlqen me Milanin në Serie A.


Lucas Hernandez ndjen emocione të forta për faktin që do të jetë në një ekip me vëllanë e vogël.

“Fakti që do të luaj një Kupë Botes bashkë me vëllanë tim në një skuadër, është një ndjesi e pabesueshme. Më bën shumë krenar ky fakt, akoma nuk arrij ta besoj”.

“Do të ishte bukur të luaja, por do të isha më i lumtur nëse do i takonte Theos të luante si titullar”, ka thënë mbrojtësi i Bayern Munchen.

Franca është pjesë e grupit D bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori