Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luca Toni është i lumtur që sheh Romelu Lukakun të kthehet te Interi.

Sulmuesi i Chelseat është rikthyer te Interi në formë huazimi për një sezon, pasi u transferuar sezonin e kaluar për 115 milionë në Stamford Bridge.


Ky rikthim i yllit belg është vlerësuar lartë nga legjenda italiane, Toni, i cili mendon se Serie A ka nevojë për më shumë lojtar të kalibrit botëror.

“Lukaku kthehet aty ku ishte më i miri me Conten”, ka thënë fillimisht Toni.

“Te Chelsea ai nuk bëri aq mirë, dhe për këtë arsye ai zgjodhi të kthehej dhe të veshë sërish fanellën e Interit”.

“Futbolli italian ka nevojë për lojtarë të mirë. Sulmuesit italianë janë duke luftuar”.

“Ne kemi nevojë për lojtarë të mëdhenj për ta bërë ligën më të mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app