LAJMI I FUNDIT:

LSI sot zgjedh kryetarin dhe zëvendësin e tij

LSI sot zgjedh kryetarin dhe zëvendësin e tij

Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Konventa do të nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zëvendëskryetarin e LSI-së.

“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe zëvendeskryetarin e ri të partisë”, thuhej në njoftimin e LSI-së pak ditë më parë, shkruan Lapsi.al.


Sakaq, në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares

Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.