LSDM: Shkollat të zhytura në borxhe, në prag të dimrit pa rrymë, ngrohje dhe ujë
LSDM opozitare ka akuzuar se viti shkollor ka filluar pa zgjidhjen e problemit të transportit për shumë nxënës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Viti shkollor filloi me transport të pa zgjidhur për shumë nxënës. Kjo po ndodh në më shumë qytete ndërsa fëmijët në Tetovë tanimë disa ditë protestojnë dhe nuk shkojnë në shkollë pikërisht për shkak të këtij problemi. Kjo ndodh për shkak të keq menaxhimit të kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të cilët i fshehin borxhet e shkollave pasi kjo nuk paraqitet në raportet vjetore përveç në shkollat llogarit e të cilave janë bllokuara nga përmbaruesit”, ka thënë Petar Atanasov nga LSDM.
Ai para mediave ka theksuar se shkolla “Gligor Përliçev” në Ohër tanimë tre vite ka llogari të bllokuar, për shkak të borxhit prej 140 mijë euro për naftë ndaj ndërmarrjeve publike dhe borxh pre 244 mijë euro ndaj kompanive të ndryshme. Shkolla fillore “Josip Broz Tito” në Strugë, është me llogari të bllokuar, ndërsa nuk ka mjete as për mjete higjienike. Shkolla e mesme e mjekësisë “Doktor Jovan Kallauzi” në Manastir, ka llogari të bllokuar për shkak të borxhit prej 500 mijë eurove, derisa drejtoresha është thirrur nga Prokuroria Speciale si e dyshuar në rastin transportuesi.
Gjendje e njëjtë mbretëron edhe në shkollën fillore “Goce Dellçev” e cila ka llogari të bllokuar dhe borxh prej 100 mijë eurosh. Vetëm për ujë, shkolla e mesme “Taki Daskall” nga Manastiri ka faturë të pa paguar prej 17 mijë eurosh dhe borxhi i kësaj shkolle në tërësi arrin mbi 300 mijë euro.
Shkolla Fillore “Vëllazërimi” në Gostivar, ka llogari të bllokuar për shkak të kontesteve të humbura. Shkolla fillore “Petar Pop Arsov” në Bogomillë ka borxh prej 30 mijë eurosh vetëm ndaj një transportuesi. Shkollat fillore në Koçan kanë borxh prej 800 mijë eurosh”, kanë thënë nga LSDM.
Sipas Petar Atanasov, kryetarit të Komisionit për arsim në LSDM, kjo i ka kaluar të gjitha linjat e kuqe për shkak të kryetarëve të korruptuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025