LAJMI I FUNDIT:

LQMM: Maqedonasit vendosin se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë

LQMM: Maqedonasit vendosin se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë

Përfaqësues të Lëvizjes qytetare për mbrojte të Maqedonisë (LQMM) kanë mbajtur takime me përkrahësit e tyre në qytetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bashkëbisedim me të pranishmit, përfaqësuesit e LQMM-së thonë se maqedonasit janë ata të cilët duhet të vendosin se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, e jo ndonjë forcë nga jasht, pa saktësuar se kush përfshihet në shprehjen ”maqedonasit”.


Aleksandar Pandovi ka kërkuar dalje masovike të tetovarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për të treguar, siç tha, se ata i sjellin vendimet përfundimtare, se ata japin dhe marrin pushtet.

Historiani Nikolla Srbov tha se Maqedonia, tash e dy vite, është në një krizë të rëndë politike të cilës duhet t’i jepet fund. Para të pranishmëve kanë folur edhe Aleksandar Dashtevski dhe Krste Jovanovski./Telegrafi/