LAJMI I FUNDIT:

Louis Vuitton nxjerr në shitje një çantë luksi për të marrë ushqimin me vete

Louis Vuitton nxjerr në shitje një çantë luksi për të marrë ushqimin me vete

Pharrell Williams, drejtori kreativ i koleksioneve të meshkujve në Louis Vuitton ka krijuar një çantë sandviçi që është në shitje për më shumë se 3,000 dollarë

Frymëzim për William siç duket ka qenë çanta klasike e letrës për sandviç që të gjithë e kemi pasur nëpër duar, por me hyrjen në lojë të Louis Vuitton tani kemi të bëjmë me një aksesor luksi.


Çanta ka hyrë në shitje zyrtarisht pak ditë më parë, vetëm në pikën ‘pop-up’ të LV në West Hollywood, ndërsa në pasarela u shfaq verën që shkoi.

Çanta ka ngjyrën dhe detajet klasike të markës, ku përfshihet edhe cilësia më e mirë e lëkurës, por nuk mbahet si një çantë e zakonshme.

Kjo nuk është hera e parë që LV i vjen kaq pranë përditshmërisë me stilin e çantave. Në 2007-ën, u publikua koleksioni i çantave për pazar që mbanin logon Louis Vuitton.