“Në art, ashtu si dhe në jetë, sakrificat më të vlefshme janë ato që nuk sjellin përfitime”. Kjo thënie e filozofit francez Jean Rostand, zbërthen më së miri tërësinë e veprës “Loti”.
“Loti” është vepër e ndjeshme muzikore, eklektike, që ngërthen zhanrin ambiental, progresiv, “new-age” dhe klasik. Është realizim jo i rëndomtë ndër shqiptarë, siç është edhe videoja në të cilën çdo sekuencë është fotografi në vete. Art edhe brenda tërësisë së artit. “Loti” nuk flet me fjalë, por me tinguj e imazhe. Dikush e ka përjetuar si një poezi të projektuar në eter, një tjetër si vetmi, tjetri si spastrim, e dikush edhe si dhembje e kërkim çlirimi… përmes lotit! Secili version është i vërtetë, sepse arti që ndjehet lejon çdo interpretim. Apo, siç ka thënë novelisti polak Jerzy Kosinski: “Parimet e artit të vërtetë nuk janë të portretizojnë, por të evokojnë”.
Në këtë aspekt duhet parë rëndësinë e thënies së Rostandit për artin. Sepse, në projektin “Loti”, emra të rëndësishëm të artit shqiptar kanë bashkëpunuar dhe sakrifikuar mbi baza vullnetare, për ta pasuruar një ide dhe një kompozim. Këtë e bënë pa asnjë përfitim material, por thjeshtë për ta nderuar e ndihmuar autorin e muzikës – të vetëdijshëm se një vepër e tillë e roli i secilit në pasurimin e saj, nuk ka asnjë “magnet” për klikime masive. Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse shumë krijues e dashamirës të artit – që nuk janë përfshirë në këtë projekt, por që e kanë parë produktin final para publikimit – ndër të tjera e kanë dhënë edhe këtë vlerësim: “Unike dhe e guximshme”! E, në fakt, “çfarë do të ishte jeta sikur të mos kishim guxim për të provuar, çfarëdo”? (Vincent Van Gogh)

“Loti” është konceptuar të shijohet e të vlerësohet si tërësi, me sinqeritet, jo për emër po veç për përjetim e për një fjalë të mirë. Megjithatë, duhet përmendur emrat e atyre që guxuan të bashkohen për të krijuar diçka ndryshe: Muzika dhe aranzhmani i veprës “Loti” janë bërë nga Agron Shala. Regjia dhe konceptimi i videos nga mjeshtri i fotografisë, Fahredin Spahija. Vokaliste është sopranoja me famë ndërkombëtare, Besa Llugiqi. Ndërsa, loja dhe koreografia e një prej balerinave më të shquara shqiptare, Vjollca Llugiqi. Inxhinier i zërit është M.V. Muha, ndërsa xhirimet janë bërë nga kameramanët e portalit Telegrafi, Korab Basha dhe Pjetër Monreca…
Për fund, guxoni dhe shijojeni “Lotin”… si katarzë! /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës