Në Big Brother VIP së fundmi u diskutua marrëdhënia e Keisi Medinit dhe Lorenc Hasramës.
Këngëtari i njohur në dhomën e rrëfimit kishte pranuar se më përpara ka qenë në një lidhje dashurie me bionden.
Ai tha se marrëdhënia e tyre ishte e shkurtër dhe se tani vazhdojnë të mbesin miq, duke lënë pas historinë tashmë të mbyllur.
Medini nga ana tjetër ngeli e habitur dhe nuk shtoi asgjë më shumë rreth kësaj pjese.
Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga babai i Keisit, artisti shqiptar, Sabiani.
“Keisi Medini, princesha e babit. Jashtë nga ajo shtëpi se besëprerët duan të marrin vëmendje prej teje, kësaj radhe nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babit”, tha ai.
Sabiani mes tjerash nuk ishte dakord edhe për njohjen e Keisit me Kristin, gjë që bëri të futej sërish në shtëpinë e famshme të Shqipërisë. /Telegrafi/