Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) është diskutuar edhe marrëdhënia e Kristit, Keisit dhe Lorenc Hasramës.

Keisi kur hyri në Big Brother VIP Albania nisi një njohje me Kristin, e cila u ndërpre menjëherë pasi u fut në shtëpi Lorenc Hasrama.


Më pas pati aludime të shumta në internet duke thënë se pengesë është parë Lorenci, meqë më parë ka pasur një romancë me të.

Screenshot 39 3 Foto: Facebook

Këngëtari i njohur kishte treguar në dhomën e rrëfimit për lidhjen që kishte parë me Medinin.

“Kemi dalë ca kohë më përpara, një marrëdhënie e shkurtër. Është histori e mbyllur tani”, u shpreh ai.

Screenshot 40 5 Foto: Facebook

Biondja ndërkaq ngeli e habitur nga ky veprim i Lorencit, duke shtuar se nuk e kishte menduar që do e zbulonte këtë.

“Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për këtë gjënë që kemi patur. Nuk kam çfarë të shtoj më. Është histori e mbyllur”, tha ajo.

Screenshot 42 1 Foto: Facebook

Ata tutje thanë se tani vazhdojnë të jenë miq të mirë. /Telegrafi/

Screenshot 43 1 Foto: Facebook