Rep-artistja e njohur, Loredana, deri më tani ka dëshmuar se ka thyer të gjitha barrierat.

Ajo që nga paraqitja e parë ka arritur të depërtojë në tregun gjermanfolës, duke numëruar edhe fansa nga audienca shqiptare.


Kohëve të fundit ajo ka qenë mjaft aktive në prurjet e reja muzikore, ku në një postim në rrjetin social Instagram ka surprizuar sërish fansat.

Përmes një imazhi ku shihet me plot stil, Loredana ka bërë të ditur se do të lansojë këngën më të re.

“Tut mir nich leid” mban titullin projekti i bukuroshes bionde, që në shqip do të thotë ‘Nuk më vjen keq’.

loredana 123142685 900403130488149 4650253646662043200 n (Foto: Instagram)

Derisa po përgatitet për hitin e radhës, “Rockstar” është prodhimtaria e saj e fundit që arriti rreth 2 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/