LAJMI I FUNDIT:

Loredana gjatë nervozizmit në konferencë thotë se mediat zvicerane kanë inat dhe shkruajnë vetëm në dëm të saj

Loredana gjatë nervozizmit në konferencë thotë se mediat zvicerane kanë inat dhe shkruajnë vetëm në dëm të saj
Loredana Zefi konferencës në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E shumëpërfolura, rap-artistja Loredana Zefi, ka mbajtur të premten një konferencë të hapur për media në “Hotel Emerald”, në prishtinë.

E shoqëruar nga avokati i saj, Tomë Gashi, partneri Mozzik dhe avokati tjetër, Artan Sadiku, Loredana ka mohuar akuzat që i janë bërë nga çifti zviceran për zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.

Loredana dhe Mozzik gjatë konferencës në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në bisedë e sipër, Loredana pati një moment nervozizmi, teksa u ngrit në këmbë për të replikuar me një nga gazetarët.


Në momentin e acarimit, rap-artistja nga Ferizaji ka rrëfyer se si mediat zvicerane janë ato që nuk e kanë përkrahur aspak në karrierën e saj.

Loredana Zefi gjatë konferencës në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, Loredana thotë se karrierën e ka ndërtuar në Gjermani, atje ku edhe ka gjetur mbështetjen nga mediat, ndryshe nga ato zvicerane të cilat sipas saj kujdesen që të shkruajnë për jetën e saj luksoze dhe skandalet, por aspak për karrierën.

Megjithatë, Loredana ka thënë edhe se marrja në pyetje nga autoritetet zvicerane është bërë në qetësi, duke deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka takuar policë më të butë. /Telegrafi/

Loredana dhe Mozzik gjatë konferencës në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori