LAJMI I FUNDIT:

‘Look’ ndihmon për të mos i humbur më syzet (Video)

‘Look’ ndihmon për të mos i humbur më syzet (Video)

Humbja e telefonit apo e çelësave nuk është aspak e këndshme, e për personat që kanë shikim të dobësuar, humbja e syzeve është një përjetim shumë i keq.

Në përpjekje për ti gjetur, këtyre personave ju ndodhë edhe të rrëzojnë gjëra që ju dalin në rrugë, apo edhe të rrëzohen vet.

Për të gjendur menjëherë syzet që nuk dihet se ku janë, tash ndihmon pajisja ‘Look’ që vendoset në mbajtëset e syzeve.

Vetëm 20 gram peshon kjo pajisje e cila aktivizohet përmes telefonit të zgjuar dhe lëshon tingull, që tregon se ku është.


Aplikacioni sinjalizon nëse jeni në drejtim të duhur dhe se a jeni afruar tek syzet.

Deri në 15 metra diametër, kjo pajisje sinjalizon me tingull për syzet që keni harruar se ku i keni lënë./Telegrafi/