Sulmuesi francez Nicolas Pepe është blerja më e shtrenjtë e Arsenalit në histori.

Në vitin 2019, klubi londinez e solli nga Lille për 80 milionë euro, por sot Pepe është disi i harruar edhe pse ka vetëm 27 vjet.


Ai luajti ndeshjen e fundit për klubin anglez në muajin e tetë të vitit të kaluar, më pas u dërgua në huazim te Nice, ku u lëndua.

Pepe pritet të rikthehet në skuadrën e Nices për ndeshjen e sotme ndaj Sherifit në Ligën e Konferencës, pas rikuperimit nga një dëmtim në gju.

Nicolas Pepe Nice OGCN

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në fund të sezoni 2023/24 dhe pyetja e madhe është nëse Arsenali do ta mbajë atë.

Në krahun e djathtë, që është pozicioni ideal i Pepes, në Arsenal është çimentuar i riu anglez Bukayo Saka, i cili po luan në mënyrë fenomenale këtë sezon.

Në formë të mirë në pozicionet e krahut janë edhe Gabriel Martinelli, Leandro Trossard dhe Reiss Nelson.

Kështu, nëse Pepe nuk performon për mrekulli deri në fund të sezonit, ai mund të hyjë në historinë e Arsenalit si dështimi më i madh në histori.

1339680546 scaled

Shifrat e tij nuk janë katastrofike, pasi në 112 ndeshje ai shënoi 27 gola dhe regjistroi 21 asistime, por lojtari që u ble 80 milionë euro duhet të jap më shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app