Mesfushori i Fiorentinës, Danilo Cataldi është vlerësuar për aftësitë e tij rreth ndihmës së parë duke i shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës Edoardo Bove, i cili u rrëzua gjatë ndeshjes së Serisë A me Interin.

Ish-lojtari 22-vjeçar i Romës ishte përkulur për të rregulluar lidhëset kur papritur u rrëzua.


Sipas agjencisë së lajmeve ANSA , diagnoza fillestare e ardhur nga Spitali Careggi – ku Bove ka rifituar vetëdijen – është se ai pësoi një krizë epileptike, duke shkaktuar një arrest të shkurtër kardiak.

bove 2

Fiorentina pritet të bëjë një deklaratë së shpejti për atë që ka ndodhur me 22-vjeçarin, por më e rëndësishmja është se ai është me vetëdije.

Shoku i tij i skuadrës , Cataldi po merr lëvdata për veprimet e tij vendimtare, pasi agjencia e lajmeve Adnkronos raporton se ai nxitoi të ndalonte Bove të gëlltiste gjuhën dhe e vendosi atë në pozicionin e rikuperimit përpara se stafi mjekësor të arrinte atje.

Këto janë aftësi thelbësore të ndihmës së parë që mund të shpëtojnë jetë në çdo situatë.

bove 1

Incidenti më i fundit në Serie A ku një lojtar u rrëzua ishte mbrojtësi i Romës Evan N'Dicka kundër Udineses, i cili rezultoi të ishte shkaktuar nga një kolapsi i mushkërive. /Telegrafi/

telegrafi sport app