Sezoni 2020/21 ka bërë që shumë lojtarë të ringjallin karrierën e tyre në kampionatet më të forta.

Rol vendimtar kanë luajtur ndryshimi i trajnerit, mjedis i ri, apo edhe besim, që këta lojtarë të fitojnë mundësi të reja për të bërë përshtypje.

Marca ka renditur disa emra që shumë kishin menduan se kishin mbaruar.

Lucas Vazquez

Pasi ishte paraqitur rrallë në Real Madrid sezonin e kaluar, Lucas tani është një nga emrat e parë në formacioni e Zinedine Zidanes.

Ai shkëlqeu si mbrojtës i djathtë në mungesë të Dani Carvajal, por edhe kur u kthye në pozicionin e tij natyror.

16086824750848

Thomas Lemar

Francezi  ka qenë një nga pikat pozitive të sezonit shumë të mirë që po kalon Atletico Madrid deri më tani.

Nënshkrimi rekordi klubit, Lemar tani po bën punën që Diego Simeone dëshiron të shohë javë pas, jave. Cilësitë e fituesit të Kupës së Botës nuk ishte kurrë në dyshim.

16086825697264

Jordi Alba

Ndërsa Lionel Messi u ka dhënë lamtumirën e tij Xavit, Andres Iniestas, Neymarit dhe Luis Suarezit gjatë viteve, ai ende ka besim tek Jordi Alba.

Mbrojtësi i majtë është ende një nga asistuesit më të mirë për shokun e tij te Barcelona, duke u konfirmuar si një nga më të mirët në pozicionin e tij në botë.

1.alba

Alvaro Morata

Rikthimi te Zonja e Vjetër ishte pikërisht ajo që Morata kishte nevojë.

Nën drejtimin e ish-shokut të tij të skuadrës Andrea Pirlo, spanjolli i ka gjetur përsëri golat. Ai ëhstë ribashkuar me Cristiano Ronaldon, ndërsa sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka bërë shtatë asistime deri më tani këtë sezon.

16086825154675

Danilo 

Sistemi i Pirlos me tre qendërmbrojtës ka favorizuar ish-mbrojtësin e Real Madridit. Duke luajtur në të djathtë të këtyre tre mbrojtësve, Danilo ka treguar se mund të jetë një komponent kyç i skuadrës së Juventusit. Përvoja e tij, përfshirë titujt e kampionatit në Spanjë, Angli dhe Itali, tregojnë që ai është në gjendje të përshtatet me çdo situatë.

ronaldo danilo 1 e1573939265494

Moise Kean

Kishte shumë dyshime kur Paris Saint-Germain nënshkroi me Kean në huazim nga Evertoni.

Sidoqoftë, lëvizja në Parc des Princes i ka shkuar përshtat italianit, ku tani po luan së bashku me lojtarë të klasit botëror.

kean

Moussa Sissoko

Francezi është kthyer në një nga heronjtë të ekipit të ri të Jose Mourinhos në Tottenham, që ëhstë kthyer në një nga kandidatët për titull në Ligën Premier.

Sissoko ka formuar një partneritet të fortë me Pierre-Emile Hojbjerg në mesfushë, ndërsa po tregohej i dobishëm edhe në krah, kur luan.

John Stones

Sezonin e kaluar, Eric Garcia dhe Fernandinho po luanin përpara Stonesit në qendër të mbrojtësit, por, përkundër ardhjes së Ruben Dias në verë, lojtari anglez është kthyer në ekip.

Ai ka luajtur shumë këtë sezon, duke u konfirmuar si pikë e fortë për Pep Guardiolan.

john stones manchester city 2019 20 q7sjy532vaxu1nglbwpbbdrp9


/Telegrafi/
telegrafi sport app