LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Ligës Premier po punësojnë ish-ushtarë për t’i mbrojtur nga bandat kriminale

Lojtarët e Ligës Premier po punësojnë ish-ushtarë për t’i mbrojtur nga bandat kriminale

Lojtarët e Ligës Premier thuhet se po punësojnë ish-ushtarë të SAS në një përpjekje për të ndalur valën e fundit të plaçkitjeve të dhunshme.

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof u bë viktima e fundit e bandave kriminale në veriperëndim javën e kaluar.

Lindelof ishte duke luajtur kundër Brentfordit kur shtëpia e tij në Mançester u thye ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin ende brenda.


Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi
Lexo po ashtu Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi

Incidenti erdhi pasi hajdutët hynë në shtëpinë e mbrojtësit të krahut të Manchester City, Joao Cancelo në dhjetor, duke e sulmuar atë përpara familjes së tij.

Sipas Daily Mail, këto sulme po bëhen aq të zakonshme sa lojtarët e Ligës Premier në atë zonë kanë rritur sigurinë e tyre personale.

Kjo ka përfshirë kthimin tek firmat private të sigurisë, shumë prej të cilave përdorin ish-ushtarët e SAS për të mbrojtur shtëpitë.

Army SAS Soldiers

Kohët e fundit është bërë aq keq sa klubet në veriperëndim të Anglisë kanë krijuar një grup diskutimi për të ndarë informacione mbi mënyrat më të mira për të luftuar kriminelët.

Lojtarët po blejnë qen roje të trajnuar posaçërisht, ndërsa ish-ushtarët e forcave speciale po punësohen për të patrulluar zonat problematike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori