Lojë e bukur dhe gola, Chelsea dhe Roma ndahen baras (Video)

Lojë fantastike është zhvilluar në Stamford Bridge ndërmjet Chelseat dhe Romës, e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve. Takimi i xhiros së tretë në këtë grup përfundoi me rezultat të barabartë, 3-3.
Derisa skuadra mysafire bënte lojë të mirë në pjesën e parë, vendasit ishin ata që ndëshkuan përmes kundërsulmeve.

Goli i parë u shënua nga David Luiz në minutën e 11-të të takimit. Braziliani shënoi një gol të bukur me një goditje nga largësia.
Eden Hazard, i cili ishte mjaft aktiv në kundërsulme, e shënoi golin e dytë të vendasve pas një topi që shkoi në drejtim të tij nga goditja e Moratas (37’).

Giallorossët vazhduan të ishin të rrezikshëm dhe e ngushtuan rezultatin me një gol të realizuar nga Aleksandar Kolarov (40’).
Edhe në gjysmën e dytë, skuadra italiane e kërkonte vazhdimisht golin dhe ishte Edin Dzeko futbollisti që doli në skenë për romakët.
Sulmuesi boshnjak shënoi dy gola të bukur për skuadrën mysafire (64’ dhe 70’) duke e përmbysur rezultatin e nikoqirëve.

Megjithatë, Eden Hazard shënoi edhe golin e dytë personal duke realizuar me kokë pas harkimit nga Pedro (75’).
Pas kësaj ndeshjeje, Chelsea vazhdon kryesimin në Grupin C me shtatë pikë, ndërsa Roma i ka pesë pikë në vend të dytë.
Atletico Madridi i ka dy pikë, kurse Qarabag FK vetëm një pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/VGSports_/status/920726219401891843



















































