LAJMI I FUNDIT:

Loja WRC Generations mbërrin në tetor, duke sjellë makina historike dhe të reja për gara – pista të reja, gjithashtu

Loja WRC Generations mbërrin në tetor, duke sjellë makina historike dhe të reja për gara – pista të reja, gjithashtu

Zhvilluesi Kylotonn dhe publikuesi Nacon kanë njoftuar ardhjen e një loje të re të bazuar në Kampionatin Botëror të Rally FIA, pra sezonin 2022.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, loja quhet WRC Generations dhe është e shtata në një seri lojërash WRC të zhvilluara nga Kylotonn.

Kjo do të jetë loja e fundit para skadimit të licencës së zhvilluesit të përmendur, pas së cilës do të merret përsipër nga Electronic Arts në 2023.


Pas lojës WRC 10 2021, WRC Generations po largohet nga nomenklatura e zakonshme e lojërave zyrtare të WRC.

Përveç emrit të ri, loja thuhet se ka marrë një sërë shtesash speciale duke përfshirë makina dhe pista.

Pjesë e lojës do të jenë makinat Rally1, si dhe rregullat në fuqi këtë vit.

Ndër makinat e reja janë Toyota GR Yaris Rally1, Hyundai i20 N Rally1 dhe Ford Puma Rally1, dhe lojtarët do të kenë në dispozicion edhe 37 makina historike.

Loja WRC Generation do të jetë e disponueshme nga 13 tetori 2022 për PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One, Xbox Series X dhe S, dhe do të arrijë në PC dhe Nintendo Switch më vonë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori