LAJMI I FUNDIT:

Loja “Monopoly” vjen me edicion zyrtarë në shqip, Kumbaro: Promovimi më i mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë dhe Kosovës

Loja “Monopoly” vjen me edicion zyrtarë në shqip, Kumbaro: Promovimi më i mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi sot se ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë të lojës së famshme “Monopoly” e cila vjen me edicionin zyrtar edhe në Shqipëri.

Deri tani, Monopoly ka krijuar edicione të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë edhe vende të rajonit, ndërsa shqipja do të jetë gjuha e 45-të e saj.

“Unë mendoj që është një iniciativë shumë e mirë kjo e “Monopoly”, veçanërisht për t’iu qasur një publiku të ri që mbase nuk ndjek lajme, nuk sheh televizor, nuk lexon portale, nuk i ndjek politikanët, por duke luajtur këtë lojë dhe duke mësuar për Shqipërinë dhe Kosovën përmes saj është promovimi më i mirë që mund të bëjmë. Kështu i kthejmë ata në ambasadorë të aseteve që ne kemi në të dy shtetet tona”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë.


Gjatë lojës zbulohen destinacionet më interesante të vendit, qoftë ato natyrore, qoftë ato me interes kulturor, pjesë të sporteve, edukimit, apo sipërmarrjeve.

Në një postim në Facebook pas takimit, Kumbaro u shpreh se një prej lojërave më të famshme e më të shitura në botë do të përshtatet si për Kosovën edhe për një super promovim të Shqipërisë, me fotografi nga vendet turistike dhe përshkrime të xhevahireve natyrore e kulturore.

“Për të gjithë qejflinjtë që e kanë luajtur në shumë gjuhë, #Monopoly tani do të flasë zyrtarisht shqip”, shtoi Kumbaro.

Përfaqësuesit e “Monopoly” do të nisin menjëherë turin në Shqipëri për përzgjedhjen e vendeve që do të promovohen, ndërsa edicioni zyrtar i lojës në shqip do të jetë gati për festat e nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori