LAJMI I FUNDIT:

Loja ‘Abstractism’ dyshohet se ishte një gërmues i kriptovalutave

Loja ‘Abstractism’ dyshohet se ishte një gërmues i kriptovalutave

Kompania “Steam” ka reaguar duke e larguar lojën “Abstractism” nga dyqani pas akuzave se kjo e fundit në fshehtësi po përdor kompjuterët e përdoruesve për të gërmuar kriptovaluta.

“Kemi hequr Abstractism nga dyqani dhe larguar zhvilluesit nga Steam për shitjet e një kodi të paautorizuar”, tha një zëdhënës i “Steam”.

Dyqani i lojërave ‘Eurogamer’ raportoi për herë të parë bazuar në një video të “SidAlpha”, i cili tregonte sesi loja përdor sasi të larta të resurseve grafike dhe procesorike edhe pse konsiderohet si lojë e thjeshtë teknikisht dhe vizualisht, përcjell Telegrafi.

Mekanikët e lojës ishin fokusuar në inkurajimin e përdoruesve për të luajtur lojën sa më shpesh ose për kohë të gjata.

Kritikat e shumta ndaj “Abstractism” shtuan më tej dyshimet për diçka të pazakontë me lojën.

Të gjitha gjasat ishin që loja kishte kod të paautorizuar, që mund të jetë një gërmues i kriptovalutave, mirëpo “Steam” ka vendosur të mbajë të fshehura arsyet e largimit të lojës. /Telegrafi/